U inagurua kendi sportiv i shkolles 9-Vjecare “Xhafzotaj”! I pranishem ne aktivitetin e inagurimit ishte ambasadori zvicerian ne Shqiperi se bashku me delegacionin e tij, gjithashtu dhe drejtoresha e shkolles.
Me heret kemi publikuar projektin e kendit sportiv, me pas investitoret zvicerian erdhen dhe vizituan kantierin e ndertimit qe nisi punen ne kohe rekord. 
Sot ne jemi mjaft krenare te themi qe dhe ky premtim u mbajt! Nga balta u be fushe me te gjitha standartet e duhura. Kjo fushe e aksesueshme dhe pas orarit mesimor, tashme eshte nje pike referimi i femijeve te zones, duke i mundesuar te gjitha kushtet per nje aktivitet fizik te shendetshem. 
Falenderojme shume Fondacionin per Zhvillim Rajonal dhe projektin per Bashki te Forta, qe arriten te kthejne ne realitet kete projekt te bukur dhe te domosdoshem. 
Kur premtimet mbahen, lindin premtime te tjera qe do te mbahen!