PUNIME MIREMBAJTJE PASTRIME

Punojmë intensivisht gjatë vapës së verës që mos të përmbytemi në dimër!
Gjatë këtij mandati, si asnjëherë më parë në Bashkinë e Shijakut , krijimi dhe mirëmbajtja e kanaleve kulluese dhe vaditëse, ka qenë dhe është në fokusin tonë të përditshëm. Nga njëra anë duke I dhënë një dorë bujqësisë dhe fermerëve, nga ana tjetër duke investuar për t’I bërë ballë rreshjeve dhe përmbytjeve gjatë dimrit.
Punët intensive të Bashkisë sonë kanë për qëllim përmirësimin e kushteve publike, për t’I ardhur në ndihmë banorëve dhe për t’I ofruar shërbimet që meritojnë.
Me premtimin se kjo që është bërë, është shumë pak me atë që do të bëhet, Bashkia jonë po punon cdo ditë!

CLIRIMI I HAPESIRES

Kjo dite po mbyllet me fillimin e punimeve per mirembajtjen e prones publike.
Unaza e vogel i takon banoreve!
Ne mes te qytetit tone, kjo ndertese e vjeter dhe e amortizuar vegjetonte duke i detyruar femijet e lagjes te luanin ne asfalt. Sot Bashkia po i afron sherbimet baze te nevojshme te cilat po zhvillohen per here te pare ne zonen e Shijakut. Dhe neser Bashkia premton me shume, premton se e ardhmja i takon femijeve te lumtur qe rriten shendetshem ne parqet e qytetit!

SHIJAKU

Shijaku yne i cili pershkohet nga Lumi Erzen, rendon hijshem ne relievin e tij kodrinor dhe fushor. Me mirembajtjen e perditshme te Bashkise dhe me premtimet e mbajtura per cdo projekt qe kemi publikuar, qyteti yne i vogel por i madh per ne, ka nje pamje te bukur ne ditet me shi, ne ditet me diell dhe ne perendime.