Bashkia Shijak do të zhvillojë dëgjesën publike për Programin Buxhetor Afatmesëm 2027–2029

Bashkia Shijak do të zhvillojë dëgjesën publike për prioritetet e Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029. Banorëve të Shijakut dhe të njësive administrative Xhafzotaj, Maminas e Gjepalaj do t’u paraqiten burimet financiare, shpenzimet dhe investimet e planifikuara për tre vitet në vijim.

Prioritet i programit mbetet infrastruktura rrugore, me investime në të gjitha njësitë administrative. Programi përfshin gjithashtu përmirësimin e shërbimeve publike, rehabilitimin e hapësirave të gjelbra dhe strehimin social. Do të vazhdojnë edhe politikat lehtësuese për familjet në nevojë dhe për personat me aftësi të kufizuara.

Qytetarët ftohen të marrin pjesë dhe të shprehin mendimet dhe sugjerimet e tyre për nevojat më urgjente të lagjeve dhe fshatrave. Kontributi i tyre do të merret parasysh gjatë finalizimit të programit buxhetor.

Pjesëmarrja juaj ka rëndësi. Bashkë për një Shijak me shërbime më të mira dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Prezantim_Degjesa_Publike_PBA_Shijak_2027-2029

Hapen aplikimet për programin “Banesa me Kosto të Ulët”

Bashkia Shijak njofton qytetarët se nga 09.10.2026 deri më 10.11.2026 janë të hapura aplikimet për programin social të strehimit “Banesa me Kosto të Ulët”, për banesat që po ndërtohen nga Enti Kombëtar i Banesave në Shijak.

Aplikimi bëhet online në portalin e-Albania. Mund të aplikojnë banorët e Bashkisë Shijak mbi 18 vjeç, pa banesë në pronësi ose me kushte banimi nën normë, që nuk kanë mundësi të përballojnë një kredi bankare.

Qytetarët pa akses në internet mund të asistohen pranë zyrave të bashkisë dhe njësive administrative.

Njoftimi i plotë dhe lista e dokumentacionit gjenden bashkëlidhur.

Banesa me Kosto të Ulët

28 SHTATOR – DITA NDËRKOMBËTARE PËR AKSESIN UNIVERSAL NË INFORMACION

Informimi është një e drejtë e çdo qytetari dhe një nga themelet e një administrate të hapur, transparente dhe të përgjegjshme.

Sot, më 28 Shtator, kujtojmë rëndësinë e të drejtës për informim dhe të aksesit të qytetarëve në informacionin publik.

🏛️ Bashkia Shijak vijon të punojë për:
• rritjen e transparencës dhe informimit të qytetarëve;
• lehtësimin e aksesit në informacionin publik;
• komunikimin e hapur dhe të drejtpërdrejtë me komunitetin;
• forcimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën publike.

Sepse një qytetar i informuar është një qytetar që mund të marrë pjesë, të kërkojë llogari dhe të kontribuojë më mirë në komunitetin e tij.

📌 Informohu. Pyet. Merr pjesë.

Bashkia Shijak – më pranë qytetarëve, me më shumë transparencë dhe informim.

#28Shtator #DitaNdërkombëtarePërInformimin #E DrejtaPërInformim #Transparencë #BashkiaShijak

NJOFTIM PËR DËGJESË PUBLIKE

Bashkia Shijak njofton se do të zhvillohet dëgjesa e parë publike në kuadër të përgatitjes së Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) për Planin e Përgjithshëm Vendor të territorit të Bashkisë Shijak.

Data:14.08.2026
Ora:10:00

Vendi:Salla e Këshillit Bashkiak, Njësia Administrative Xhafzotaj (kati 3)

Ftohen të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit të marrin pjesë për të dhënë mendimin e tyre.

Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme!

Degjese Publike