Bashkia e Shijakut, bazuar në parashikimet e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, nenit 9, pika 1.2, ushtron të drejtën e pronësisë, duke ushtruar të drejtën për të gëzuar dhe disponuar lirisht sendet në pronësi të saj, brenda kufijve të caktuara nga ligji. Si person juridik gëzojmë dhe ushtrojmë të gjitha të drejtat e përcaktuara në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë dhe në legjislacionin në fuqi.

Relatimi i ketij projekt- vendimi “Për miratimin e tjetersimit e  këmbimin  e pronës  ish Pallat Kulture, dalë jashtë funksionit nga tërmeti i 26- nëntorit 2019 ,pronë e  përfituar me VKM Nr. 839 datë 22.07.2009 “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtëshme publike shtetërore që transferohen në pronësi të bashkisë shijak me pronën  Nr 15/14 zk 3369 në pronësi të Komitieti  Mysliman të Shqipërisë (ish pronare dhe fqinje me kete prone”).rrjedh nga.

  1. Situata e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit ,në bashkinë Shijak ka sjellë pasoja dhe në objektet kulturore arsimore të qytetit , nga verifikimi i kryer nga Insituti i ndërtimin objekti Pallat Kulture është kthyer tërësish jashtë funksionit  duke u konsideruar  me një dëmtim DS4  për shembje miratuar kjo me VKB Nr. 50 datë 08.06.2020 “Për miratimin e Akt- ekpertizave të thelluara”. Pika 2.e vendimit.

Projekti i ri i pallatit të kulturës financuar nga qeveria shqiptare,  nuk përshtatet me sipërfaqen e vjetër dhe teknikisht  është e pamundur që të rindërtohet në të njëjtin vend.

HAP DOKUMENTACIONIN NE PDF – STADIUMI

HAP VENDIMARRJEN PER XHAMINE

Me vendimin e keshillit bashkiak Shijak  Nr. 14 datë 01.03.2021 është miratuar plani i detyruar vendor për objektin “Pallati i ri i kulturës”  në lagjen Popullore ,duke përcaktuar dhe vendodhjen e re te  objektit “Pallat Kulture”

Vendimi Nr 14 datë 01.03.2021 është miratuar  me VKM Nr.320 datë 18.05.2022 “Për një ndryshim në vendimin Nr.45 datë 22.01.2022 “Për shpalljen e zones  së re  për zhvillim në Njësinë Administrative Shijak”

Me shkresën Nr.8387/2 datë 19.05.2021  është miratuar fondi i ndërtimit të pallatit të kulturës në zbatim të VKM Nr. 279 datë 12.05.2021.në këto kushte :

Bazuar ne sa me siper dhe në kërkesën e besimtarëve të qytetit dhe komitetit mysliman për ndërtimin e një xhamie te re për qytetin shijak   ,me cilesine dhe te ish pronarit te vjeter dhe fqinjit aktual te prones në mbështetje të nenit 8,pika 2 ,neni 9 pika 1 shkronja b nen pika 1.2 shkronja c neni 23 pika 6 neni 54 shkronja e të ligjit  numër 139/2015 “Për vetë Qeverisjen Vendore”I ndryshuar ligjit nr 8743 datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtëshme të shtetit” të ndryshuar me ligjin nr 8744 datë 22.2.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e Qeverisjes Vendore” të ndryshuar, VKM Nr. 839 datë 22.07.2009 “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtëshme publike shtetërore që transferohen në pronësi të bashkisë Shijak, ligjit nr.107/2014 datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit “I ndryshuar , Ligjit Nr. 97/2019 “Për miratimin e Aktit Normativ Nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, të Ligjit Nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për Planifikimin  dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, të Vendimit Nr. 887, datë 24.12.2019 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurës së përshpejtuar për hartimin dhe miratimin e Planit të Detyruar Vendor, si dhe procedurës së miratimit të Lejeve të Zhvillimit/Ndërtimit, në rastet e fatkeqësisë natyrore”, të vendimit Nr. 686, datë 22.11.2017 të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit”, të ndryshuar, relatojme për tjetërsimin e  këmbimin e pronës ish – pallat kulture dalë jashtë funksionit nga tërmeti i 26- nëntorit 2019 ,pronë e  përfituar me VKM Nr. 839 datë 22.07.2009 “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtëshme publike shtetërore që transferohen në pronësi të bashkisë shijak me pronën  Nr 15/14 zk 3369 në pronësi të Komitieti  Mysliman të Shqipërisë .