Me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 111/2017, Ministria e Drejtësisë ka ndryshuar strukturën e sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti duke krijuar tashmë nje institucion të veçantë, të dedikuar për këtë qëllim.

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, ka për mision garantimin e ndihmës juridike si një nga format më thelbësore të aksesit në drejtësi që duhet të ketë çdo individ për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tij ligjore dhe kushtetuese.

Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas garanton përdorimin e mjeteve efektive për të siguruar përmbushjen e qëllimit të ligjit për ndihmën juridike, përmes:

  • Sigurimit të zbatimit të kuadrit ligjor dhe rregullator në fushën e ndihmës juridike;
  • Zbatimit të politikës shtetërore në fushën e ndihmës juridike;
  • Ligjshmërisë së procedurave në ofrimin e ndihmës juridike falas, duke mbikëqyrur standardet e ofrimit të ndihmës juridike;
  • Bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse për administrimin dhe funksionimin e sistemit të ndihmës juridike;
  • Rritjes së ndërgjegjësimit tek qytetarët në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e të gjithë aktorëve të përfshirë.

Më poshtë gjeni linkun e faqes zyrtare të ndihmës juridike.

https://ndihmajuridike.gov.al/