Drejtoria Ekonomike e Bashkise Shijak ka pergatitur Raportimin e Monitorimit te zbatimit të buxhetit për periudhën Janar –Dhjetor 2022. Te ardhurat Lokale për Bashkinë Shijak në vitin 2022 jane realizuar ne masen 61% dhe ne vleren 193,627 mije leke, me nje difernece ne minus 126.104 mije leke. Po të bëjmë krahasimin me vitin e kaluar në total të ardhurat janë realizuar 21% më shume dhe në vlerë ato janë 34.103 mijë leke se viti 2021.
Taksa mbi Ndërtesën : Realizimi prej 42.906 mije lekesh perben gati 22 % te totalit faktik te te ardhurave Planifikimi i taksës së ndërtesës për periudhën Janar – Dhjetor 2022 në total ka qenë 52.000 mijë lekë, dhe në fakt është realizuar 42.906 mijë lekë pra 83% .
Taksa mbi Tokën Buqësore: Realizimi i të ardhurave nga kjo taksë është në masën 54 %, ose -10.069 mije leke me pak se plani vjetor.Duke e krahasuar me faktin e vitit 2021 kjo takse eshte realizuar nga 54 % (11.767/6.386) ose +5.381mije leke me shume se vitin e kaluar .
.Taksa Vendore Biznesi i Vogel : Realizimi I kesaj takse eshte ne masen 29 % ose – 2.840 mije leke dhe ne krahasim me faktin vitin 2022 kemi – 2.890 mije leke me pak.
. Taksa e ndikimit në Infrastrukturë : kjo takse eshte realizuar ne masen 27 % dhe ne vlere – 75.474 mije leke , ky mosrealizim ka ardhur nga mungesa e dhenieve te lejeve te ndertimit me pagese pas ndryshimeve ligjore per faljen e detyrimeve per ndertimet pasi te gjitha ishin rindertime nga termeti.
Per t’u njohur me treguesit per te gjitha tipologjite e taksave, ju mund te shkarkoni raportin ketu