Ju njoftojme se diten e hene me 01.03.2021 ora 17:00 tek salla e mbledhjeve ( Njesia Administrative Xhafzotaj kati i trete ) ,zhvillohet mbledhja e Keshillit Bashkiak per muajin shkurt 2021 me rend dite:
1-“Të tjera ”.
2-“Për dhënien e ndihmës ekonomike në lidhje me fondin e vecantë për periudhën1-28 shkurt 2021”.
PËRGJ.SEK.NDIHMËS EKONOMIKE:ATALANTA BALLIU
3-“Për dhënien e ndihmës ekonomike në lidhje me fondin 6 % për periudhën1-28 shkurt 2021”.
PËRGJ.SEK.NDIHMËS EKONOMIKE:ATALANTA BALLIU
4-“Për miratimin e planit të detyruar vendor për zonat e dëmtuara pikësore,për objektin social-kulturor,Pallati i Kulturës,në lagjen Popullore Shijak”.
DREJTORI URBANISTIKËS:JONIDA GOGA
5-“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin Nr.03 datë 29.01.2021 Mbi miratimin e listës (progresive) të familjarëve për përfitimin sipas programit të granteve të rindërtimit dhe projektet model.”
DREJTORI URBANISTIKËS:JONIDA GOGA
6-“Raporti i Vlerësimeve dhe parashikimeve të të ardhurave të veta”.
PËRGJ.SEK.TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE:SILVANA BEJA
7-“Monitorimi i Buxhetit për vitin 2021”.
DREJTORI EKONOMIK:PRANVERA ALUSHI
8-“Për shtesë buxheti për vitin 2021” .
DREJTORI EKONOMIK:PRANVERA ALUSHI
9-“Mbi detajimin e fondeve për rritjen e pagave të arsimit parashkollor”.
DREJTORI EKONOMIK:PRANVERA ALUSHI
10-“Për miratimin e listës së dymbëdhjetë progresive të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26.11.2019 të cilët do të përfitojnë nga subvencionimi i qirasë”.
JURISTE:AMBRA BEQIRI
11-“Për punen e Këshillit të Bashkisë për 12-mujorin e vitit 2020 (pa votim )
SEKRETARI I KËSHILLIT:KOZETA DODA
P/KESHILLIN BASHKIAK
Kryetari
Tauland Xheraj