Raport monitorimi i realizimit të zbatimit të Planit të Integritetit të Bashkisë Shijak për vitin 2022

Integriteti institucional dhe lufta kundër korrupsionit konsiderohen si një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare. Në kontekstin e sektorit publik, integriteti konsiston në përmbushjen e detyrimeve të transparencës, llogaridhënies, etikës, ndershmërisë, efektivitetit dhe eficencës në kryerjen e detyrave dhe të ushtrimit të funksioneve rregullatore dhe administrative.

Bashkia Shijak miraton Planin e Integritetit

Bashkia Shijak miratoi Planin e Integritetit, duke synuar të përçojë tek komuniteti besimin se qeverisja vendore fillon dhe përfundon tek ata. Plani i Integritetit konsiston në një dokument gjithëpërfshirës, me periudhë zbatimi trevjeçare, i cili përmban një paketë masash rregullatore, administrative dhe politike për integritetin, etikën, transparencën dhe rritjen e llogaridhënies publike të bashkisë.

Njoftim per Web-ToRs stafi

Bashkia Shijak, në partneritet me Shoqatën “Ndihmoni Jetën” dhe Fondacionin Down Syndrome Albania dhe me mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian, ka filluar implementimin e Projektit “Shërbime Sociale të Integruara për Gjithëpërfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në Bashkinë Shijak”, i cili implementohet në Bashkinë Shijak.