Bazuar në ligjin nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, Ligji nr.10019 datë 29.12.2008, “Kodi zgjedhor i Republikes se Shqiperise”, Neni 79, Udhezimin e Komisionerit Shteteror te Zgjedhjeve nr.6 datë 23.03.2021 “Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat e afishimit të tyre gjatë fushatës zgjedhore”, Bashkia Shijak ka vendosur miratimin e vendeve publike, ne territorin e Bashkise Shijak per afishimin e materialeve propagandistike.
Per efekt te informimit te sakte te publikut mbi kete vendimarrje te Bashkise Shijak, ky vendim botohet i plote ne faqen zyrtare te bashkise.