Tregues të performancës së programeve buxhetore tregojnë se çfarë është realizuar me fondet buxhetore të buxhetit të bashkisë (qofshin ato nga burimet e saj të financimit apo nga QQ) si përshembull: zgjerimi i rrjetit rrugor, bërja funksionale e kanaleve kulluese apo vaditëse, shtimi i fondit pyjor apo kullosor, rritja e frekuentimit të nxënësve në institucionet e arsimit bazë dhe atij parashkollor etj.

Treguesit kyç financiarë – llogaritja dhe domethënia e tyre paraq2iten si me poshtë:

  • Norma e totalit të shpenzimeve ndaj totalit të të ardhurave. Ky raport tregon shpenzimet si një përqindje kundrejt të ardhurave. Me pak ndryshime raporti tregon sesa shpenzon bashkia për të ofruar një Lek shërbime publike.
  • Norma e të ardhurave nga burimet e veta ndaj totalit të të ardhurave. Tregon qëndrueshmërinë fiskale të njësisë. Në këtë tregues nuk përfshihen të ardhurat e trashëguara nga viti i kaluar. Një raport i lartë është pozitiv për bashkinë pasi tregon se ajo nuk mbështetet në burime të jashtëme (si transfertat e qeverisë qendrore, grantet etj.).
  • Norma e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore ndaj totalit të të ardhurave.Tregon kapacitetin fiskal të bashkisë. Një normë e lartë mund të sygjerojë jo vetëm mbledhjen e mirë të detyrimeve fiskale por edhe taksa apo tarifa të larta.
  • Raporti i të ardhurave faktike nga taksat dhe tarifat vendore ndaj planit të tyre. Një diferencë e madhe ose në rritje midis të ardhurave të arkëtuara dhe atyre të planifikuara përgjatë viteve mund të tregojë një rënie të përgjithshme të ekonomisë vendore. Nëse kjo diferencë bëhet e përhershme atëhere problem është mbledhja e taksave dhe tarifave vendore që mund të jetë për shkak të proçedurave, barrës së lartë fiskale, ose parashikim i pasaktë.
  • Norma e shpenzimeve për investime kapitale ndaj totalit të shpenzimeve. Një normë e lartë tregon një menaxhim të mirë të financave vendore duke ofruar përmirësime në shërbimet vendore.
  • Norma e shpenzimeve për personelin ndaj totalit të shpenzimeve. Rritja e shpenzimeve për personelin mund të tregojë se shpenzimet po rriten më shumë sesa të ardhurat (pasi zakonisht kostot e personelit kanë pjesën më të madhe të shpenzimeve buxhetore të bashkisë).
  • Norma e huamarrjes afatgjatë ndaj totalit të të ardhurave. Huaja afatgjatë i referohet një periudhe më të madhe sesa një vit. Një normë e ulët tregon se bashkia është e aftë t’a paguajë borxhin sipas afatit të caktuar.Një normë e lartë mund të sygjerojë se bashkisë do t’i duhet të ulë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në mënyrë që të shlyejë borxhin.
  • Norma e detyrimeve të vonuara ndaj totalit të të ardhurave. Detyrimet e vonuara janë pagesa që bashkia nuk ia ka bërë të tretëve brenda afateve ligjore (kontrata; fatura të papaguara etj). Një normë e lartë tregon mundësinë financiare të bashkisë nga të ardhurat e saj për të respektuar detyrimet kundrejt të tretëve.
  • Norma e shpenzimeve për politikat sociale ndaj totalit të shpenzimeve. Një normë e lartë tregon ndërmarrjen e politikave të reja ose masa në fushën e shërbimeve sociale ose rritje të numrit të përfituesve të këtyre politikave/masave.

Raporti Performances 2020 (per Keshillin)