Regjistri Elektronik i Kërkesave dhe Përgjigjeve
Pasi të klikoni linkun në faqen kryesore do të gjeni dhe një video ilustruese sesi mund të krijoni një kërkesë

Sistemi elektronik i kërkesave dhe përgjigjeve për të drejtën e informimit i ofron mundësinë çdo qytetari apo/dhe çdo grup interesi të mund të dërgojnë në mënyrë të thjeshtë elektronike kërkesat pranë Institucioneve shtetërore përgjegjëse si edhe mund të dërgojë ankesa në rast refuzimi të informacionit të kërkuar pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Ky sistem synon të lehtësojë aksesin e qytetarëve apo/dhe çdo grupi interesi për informacion publik si edhe të rrisë cilësinë e shërbimit duke ofruar mundësinë për të marrë informacionin publik në një kohë më të shkurtër.
Nëpërmjet këtij sistemi ju mund të gjurmoni statusin e kërkesës tuaj nëpërmjet kanaleve informatike! Gjithashtu, informoheni me anë të email në momenitn që kërkesa juaj është e shqyrtuar!