Ju njoftojme se diten e hene  me date 25.01.2021 ora 17:00 tek salla e mbledhjeve  ( Njesia Administrative Xhafzotaj kati i trete),zhvillohet mbledhja e Keshillit Bashkiak per muajin janar 2021 me rend dite:

1-“Të tjera ”.

2-“Mbi përcaktimin e kritereve specifike dhe dokumentacionit për trajtim me ndihmë ekonomike të familjeve me problem social-ekonomike”.

PËRGJ.SEK.NDIHMËS EKONOMIKE:ATALANTA BALLIU

3-“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.20 datë 24.07.2017 Për miratimin e pagave të punonjësve dhe personave të tjerë ,të zgjedhur ose të emëruar në Bashkinë Shijak.”

PËRGJ.SEK JURIDIK:ENKELEDA OSMANAJ

4-“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin Nr.117 datë 17.12.2020  Mbi miratimin e listës (progresive) të familjarëve për përfitimin sipas programit të granteve të rindërtimit dhe projektet model.”

DREJTORI URBANISTIKËS: JONIDA GOGA

5-“Për miratimin e listës së njëmbëdhjetë progresive të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26.11.2019 të cilët do të përfitojnë  nga subvencionimi i qirasë”.

JURISTE:AMBRA BEQIRI 

6-“Relacion teknik mbi projektin ‘Rikonstruksioni i tubacionit të derdimit DN-400 mm nga mbikalimi i Vorës deri në depo V=2000 m3 Shijak,rrjet shpërdarës i fshatrave Maminas-Karpen-Bodinok”.

PËRGJ.SEK PROJEKTEVE:  ORNELA MËNAJ