Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave 2026
Data e KerkesesObjektiPergjigjeMenyra e perfundimitTarifa
114.01.2026Në përputhje me Ligjin Nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit", të ndryshuar, Ju lutemi të na vini në dispozicion informacionin e mëposhtëm:
Financimi Publik për OJF-të
1. A keni ofruar mbështetje financiare për organizatat jofitimprurëse (OJF) gjatë vitit 2025?
2. Nëse keni ofruar mbështetje financiare, sa ka qenë buxheti i shtetit i alokuar vetëm për mbështetjen e
organizatave jofitimprurëse gjatë vitit 2025? Sa nga ky buxhet u disbursua tek OJF-të?
3. Nëse keni ofruar mbështetje financiare cila ka qenë forma e mbështetjes (grant, kontrata shërbimi,
prokurim publik/tenderim, etj.)?
4. Sa OJF kanë aplikuar për mbështetje financiare gjatë vitit 2025? Ju lutem, specifikoni sipas formës së
mbështetjes, nëse ka patur më shumë së një formë.
5. Sa OJF kanë përfituar nga kjo mbështetje? Ju lutem, specifikoni sipas formës së mbështetjes nëse ka
patur më shumë se një formë
6. Cila ka qenë buxheti i disbursuar për organizatë dhe në total? Ju lutem, specifikoni sipas formës nëse ka
patur më shumë se një formë
7. Keni ofruar mbështetje jofinanciare gjatë vitit 2025? Cila është baza ligjore/ rregullatore që rregullon
këtë formë mbështetjeje?
8. Nëse keni ofruar mbështetje jofinanciare, sa OJF kanë përfituar nga kjo mbështetje? Cili ka qenë lloji i
mbështetjes jofinanciare të ofruar (mjedise, trajnime, ndarje eksperiencash, etj)?
9. Keni nënshkruar kontratë për mbështetje jo financiare? Nëse po, cila është baza ligjore për ofrimin e
kësaj mbështetjeje?
10. Cili është numri i takimeve monitoruese nga numri total i projekteve fituese që keni kryer gjatë 2025?
Ju lutem na siguroni një listë të kritereve monitoruese.
11. A është bërë një vlerësim impakti mbi fondin e disbursuar ndaj organizatave jofitimprurëse? A keni një
raport të tillë vlerësimi? Nëse po, ju lutem bashkëngjisni atë.
Bashkëpunimi me OJF-të
1. Sa është numri i konsultimeve publike të realizuara nga institucioni juaj gjatë vitit 2025?
2. A ka institucioni juaj koordinator për shoqërinë civile? Nëse po, ju lutem citoni kontaktin.
3. Sa OJF kanë marrë pjesë në konsultime publike të organizuara nga Institucioni juaj? Si janë informuar
ato?
4. Sa përqind (%) e projektligjeve / akteve nënligjore të hartuara nga institucioni juaj janë konsultuar me
OJF-të?
5. A janë të përfshirë përfaqësues të OJF-ve në organe këshillimore të institucionit tuaj? Nëse Po, cilat
janë këto organe këshillimore dhe sa OJF janë të përfshirë në to?
6. A janë përfshirë OJF në grupet e punës së ngritura të institucionit tuaj? Nëse Po, cilat janë këto grupe
pune dhe sa OJF janë të përfshirë në to?
Faleminderit paraprakisht!
22.01.2026

kthim pergjigje
E ploteJO
219.01.2026Në kuadër të transparencës publike, duke u bazuar tek ligji Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e
Informimit”, i ndryshuar, redaksia e emisionit “Vetting” kërkon si informacion:
1. Cila është adresa e saktë e parkut teknologjik “Durana”?
2. Kur jeni njoftuar për projektin dhe zhvillimet e tyre?
3. A është parë në zonën e supozuar të ndërtimit të ‘Durana Tech Park’ elementë si punëtorë
të ndërtimit, materiale ndërtimi, zyrtarë qeveritarë për të mbikqyrur zhvillimin e
punimeve etj?
23.01.2026
kthim pergjigje
E ploteJO
31.04.2026Pershendetje,
Jam Xh.S,
Po ju shkruaj sepse dua te risjell adresen ne Shijak, aty ku kam lindur. Aktualisht rezultoj ne Skrapar (divorcuar) . Fakti qe un nuk jetoj ne Shqiperi prej gati 30 vite me ben te mos kem as certifikat pronesie dhe as kontrat qeraje. “ Deklarimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojne jashte territorit te Republikes se Shqiperise “ ky deklarim nuk mjafton per ta risjell adresen ke bashkia ime e lindjes?
03.04.2026
kthim pergjigje
E ploteJO
414.04.2026Të nderuar,
Në zbatim të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, kërkojmë vënien në dispozicion të
dokumentacionit dhe informacionit në lidhje me transparencën dhe funksionimin e Këshillit
Bashkiak.
Konkretisht, kërkojmë informacion mbi pikat e mëposhtme:
 A ka miratuar Këshilli Bashkiak një rregullore specifike për marrëdhëniet e
Këshillit Bashkiak me publikun dhe median?
 Nëse po, ju lutemi ta vendosni këtë rregullore në dispozicion në mënyrë elektronike,
duke specifikuar gjithashtu numrin dhe datën e vendimit me të cilin është miratuar.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, mbetemi në pritje të përgjigjes suaj.
Përgjigja dhe dokumentet mund të dërgohen me postë elektronike në adresën
16.04.2026
kthim pergjigje
E ploteJO
520.04.2026 Kerkese per pune per vend vakant per pozicionin psikologe prane qendres komunitare per femijet me aftesi ndryshe.23.04.2026
kthim pergjigje Rr.K
E ploteJO
621.04.2026Unë, M.K, me nr. ID : H35502144U banues në Tirane, paraqes këtë kërkesë për të kërkuar informacion dhe dokumentacion në lidhje me pasurinë bujqësore që disponoj ne poseidim prej 30 vitesh , e ndodhur në Vlashaj, Maminas, Bashkia Shijak.

Në kuadër të verifikimit dhe pajisjes me dokumentacion të rregullt pronësie, ju lutem të më vini në dispozicion:

· Çdo dokumentacion që dispononi lidhur me ndarjen e tokës sipas ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991

· Konfirmim nëse për këtë pasuri është lëshuar Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP)

· Çdo regjistër, listë përfituese apo dokument arkivor që vërteton përfitimin e tokës nga ana ime apo e familjes sime

· Çdo informacion tjetër që ndihmon në identifikimin dhe historikun e kësaj pasurie

Të dhëna për identifikimin e pasurisë:

· Sipërfaqja: 8685.24 m²

· Fshati / zona: Vlashaj

· Njësia Administrative: Maminas

· Zona kadastrale : 3796

· Nr. pasurise: 367/8

· Volumi: 3

· Faqe: 140

Kjo kërkesë paraqitet për efekt verifikimi dhe plotësimi dokumentacioni pranë institucioneve përgjegjëse për regjistrimin e pronës.

Ju falenderoj për bashkëpunimin dhe mbështetjen.

Me respekt,
24.04.2026
kthim pergjigje
E ploteJO
728.04.2026Të nderuar,

Në kuadër të një investigimi gazetaresk mbi performancën e shërbimit zjarrfikës në Bashkinë Shijak, bazuar në raportin e performancës 2023–2024, ju drejtohem me këtë kërkesë për informacion, mbështetur në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
Në funksion të verifikimit të të dhënave të publikuara, lutemi të na vini në dispozicion informacionin si më poshtë:
Numri aktual i punonjësve të shërbimit zjarrfikës në Bashkinë Shijak (i ndarë sipas roleve, nëse është e mundur).
Numri total i ndërhyrjeve të realizuara nga shërbimi zjarrfikës gjatë viteve 2023 dhe 2024.
Koha mesatare e reagimit ndaj emergjencave për këto dy vite.
Numri i automjeteve zjarrfikëse në dispozicion dhe statusi i tyre aktual (funksionale/jofunksionale).
Numri i mjeteve që kanë qenë realisht në përdorim gjatë ndërhyrjeve.
Informacion mbi trajnimet e zhvilluara për stafin gjatë viteve 2023–2024 (numri i trajnimeve dhe pjesëmarrësve).
Buxheti i dedikuar për shërbimin zjarrfikës për vitet 2023 dhe 2024.
Çdo plan konkret për rritjen e kapaciteteve të këtij shërbimi gjatë vitit në vijim.
Zonat që mbulohen nga shërbimi zjarrfikës dhe nëse ka zona me vështirësi në mbulim.
Ky informacion do të përdoret për qëllime informimi publik dhe garantimin e transparencës mbi shërbimet ndaj qytetarëve.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, lutemi që përgjigja të na vihet në dispozicion brenda afateve ligjore.
Faleminderit për bashkëpunimin.
18.05.2026
kthim pergjigje
E ploteJO
808.05.2026Përshëndetje,

Kam bërë aplikim në portalin e-Albania për pajisje me certifikatë nga akti i martesës (para vitit 2010), me datë 30.04.2026.

Deri në këtë moment aplikimi rezulton ende aktiv në sistem dhe nuk kam marrë asnjë informacion mbi ecurinë e tij.

Ju kërkoj zyrtarisht:

të më konfirmoni statusin aktual të aplikimit (në proces, në arkivë, apo i bllokuar);
të më informoni mbi institucionin përgjegjës që po e trajton aktualisht (Gjendja Civile Shijak apo Arkiva e Prefekturës Durrës);
si dhe afatin e pritshëm për përfundimin e shërbimit.
Theksoj se mungesa e një përgjigjeje konkrete po më pengon të kryej aplikim të ri në sistem.

Në pritje të një përgjigjeje zyrtare dhe të plotë.
11.05.2026
kthim pergjigje
E ploteJO
911.05.2026Në bazë të ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit” kërkoj informacion në lidhje me:
Në kuadër të përgatitjes së një raporti monitorimi mbi gjendjen e sektorit të kulturës në Shqipëri, ju
lutem të më vini në dispozicion, në format elektronik, informacionin dhe dokumentet si më poshtë, për
periudhën 2020–2025:
1. Buxheti vjetor i miratuar për kulturën dhe realizimi faktik i tij, të ndara sipas programeve
buxhetore dhe institucioneve përfituese.
2. Numri i aktiviteteve, festivaleve ose projekteve kulturore të organizuara ose të mbështetura
financiarisht nga bashkia për çdo vit gjatë periudhës 2020–2025.
3. Të dhëna mbi fondet publike të shpërndara në fushën e kulturës, duke specifikuar për çdo vit:
o numrin total të përfituesve;
o vlerën totale të fondeve të shpërndara;
o ndarjen sipas kategorive të aktiviteteve të mbështetura.
4. Lista e institucioneve kulturore në varësi të bashkisë, duke specifikuar:
o funksionin;
o vendndodhjen;
o numrin e punonjësve.
5. Numri i punonjësve të angazhuar në strukturat përgjegjëse për kulturën në bashki për çdo vit
gjatë periudhës 2020–2025.
6. Informacion mbi fondet e përdorura për restaurime, rehabilitime ose ndërhyrje në objekte të
trashëgimisë kulturore, duke specifikuar:
o objektin;
o llojin e ndërhyrjes;
o vitin e realizimit;
o vlerën e financimit.
7. Lista e strategjive, planeve lokale ose dokumenteve politikë në fushën e kulturës të hartuara ose
zbatuara gjatë periudhës 2020–2025.
8. Numri i konsultimeve publike të zhvilluara në lidhje me kulturën, trashëgiminë kulturore ose
aktivitetet kulturore gjatë periudhës 2020–2025.
9. Të dhëna mbi hapësirat publike ose infrastrukturën e përdorur për aktivitete kulturore gjatë
periudhës 2020–2025.
10. Nëse ekzistojnë, të dhëna mbi të ardhurat e gjeneruara nga institucionet kulturore në varësi të
bashkisë gjatë periudhës 2020–2025.
11. Në rast se bashkia disponon strategji, plane veprimi ose projekte në proces për zhvillimin e
kulturës, industrive kreative ose trashëgimisë kulturore për periudhën në vijim, ju lutem vini në
dispozicion informacion mbi statusin aktual të tyre.
12. Ju lutem specifikoni të dhëna mbi shpërndarjen e aktiviteteve, investimeve ose infrastrukturës
kulturore sipas njësive administrative të bashkisë gjatë periudhës 2020–2025.
22.05.2026
kthim-pergjigje
E ploteJO
1026.05.2026Të nderuar!
Në kuadër të përgatitjes së një materiali lidhur me funksionimin dhe përmirësimin e shërbimit
zjarrfikës Xh.T dhe Rrjeti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në
Shqipëri, i luten institucionit tuaj për vënie në dispozicion të informacioneve të mëposhtme.
Konkretisht:
1. Numrin aktual të mjeteve zjarrfikëse në dispozicion të bashkisë, të ndara në funksionale dhe
jashtë funksionit.
2. Numrin e mjeteve zjarrfikëse të shtuara nga vera 2025 deri më sot, si dhe numrin e mjeteve në
proces blerjeje ose prokurimi.
3. Vitin e prodhimit për secilin mjet zjarrfikës aktualisht në përdorim.
4. Numrin aktual të personelit zjarrfikës, si dhe numrin e punonjësve të rinj të rekrutuar nga vera
2025 deri më sot.
5. Numrin e vendeve vakante dhe nevojën për personel sipas standardeve ligjore.
6. Masat konkrete të ndërmarra pas sezonit veror 2025 për përmirësimin e shërbimit zjarrfikës
(blerje pajisjesh, trajnime, investime infrastrukturore, etj.).
7. Buxhetin e alokuar për shërbimin zjarrfikës për vitet 2024–2026, si dhe shpenzimet konkrete të
kryera për mjete, pajisje dhe personel.
8. Numrin e rasteve të ndërhyrjes gjatë vitit 2025 dhe 2026, si dhe kohën mesatare të reagimit.
9. Çdo akt administrativ, vendim apo plan masash të miratuar pas sezonit veror 2025 për forcimin e
kapaciteteve të shërbimit zjarrfikës.

Duke ju falenderuar paraprakisht për bashkëpunimin, mbetem në pritje të përgjigjes suaj!
Për çdo komunikim tjetër me qëllim orientimin dhe sqarimin e paqartësive, mund të më kontaktoni
edhe në numrat apo adresën elektronike të poshtëshënuar.
19.06.2026
kthim pergjigje SHTEG INFORMIMI
1109.06.2026Në respektim të ligjit nr.119/2014 "Për të Drejtën e Informimit", ju lutem gjeni si më poshtë kërkesën.

A ka pasur Bashkia juaj buxhet vjetor të planifikuar për rininë (grup moshën 15-29 vjeç) për periudhën janar-dhjetor 2025? Nëse po, sa është ky buxhet për rininë dhe sa përqind të shumës totale të buxhetit të bashkisë zënë këto zëra? Nëse jo, ju lutem a mund të na tregoni disa nga arsyet përse nuk ka një planifikim të tillë?
A ka përfituar bashkia nga projekte të financuara nga donatorë që synojnë rininë gjatë vitit 2025? Ku konsistojnë këto projekte?
Sa është numri total i punonjësve në Bashkinë tuaj (2025)? Sa prej tyre janë femra dhe sa janë meshkuj? Sa prej tyre i përkasin personave me aftësi të kufizuara, edhe sipas gjinisë?
Sa është numri i të rinjve (18-29) punonjës të bashkisë tuaj në vitin 2025? Sa prej tyre janë femra dhe sa janë meshkuj? Sa prej tyre i përkasin personave me aftësi të kufizuara, edhe sipas gjinisë?
Sa është numri i të rinjve (18-29) të punësuar në bashkinë tuaj, të cilët mbajnë pozicione drejtuese dhe vendimmarrëse? (zv.kryetar, drejtor, etj). Sa prej tyre janë femra dhe sa janë meshkuj? Sa prej tyre i përkasin personave me aftësi të kufizuara, edhe sipas gjinisë?
A ka Bashkia juaj politika rinore të zhvillura specifikisht për grup moshën 15-29 vjeç? Nëse jo, ju lutem a mund të na tregoni disa nga arsyet përse nuk ka të zhvilluar një politikë të tillë?
A keni në institucionin tuaj, një strukturë, njësi (drejtori, sektorë) ose punonjës (staf) të dedikuar për çështjet e rinisë? Nëse po ju lutem specifikoni: emrin e strukturës/njësisë; numrin e stafit, përgjegjësitë kryesore). Prej sa kohësh janë funksionale?
A ka struktura rinore të ngritura në Bashkinë tuaj dedikuar grupmoshës së të rinjve 15-29 vjeç (qendra/zyra rinore, këshilla rinore, parlament rinor, struktura konsultative rinore, etj.) për periudhën janar–dhjetor 2025. Nëse po, cilat janë ato?
Me kë keni bashkëpunuar për ngritjen e strukturave të tilla (organizata rinore, grupe të rinjsh, individë, etj)
A keni një Plan Vendor Veprimi për Rininë ose dokumente të tjera që adresojnë çështjet e rinisë? Nëse po, ju lutemi të specifikoni titullin, datën e miratimit dhe periudhën e zbatimit. Ju lutemi të bashkëngjitni dokumentin.
Në lidhje me organizimin dhe funksionimin e Këshillit Vendor Rinor (KVR) në bashkinë tuaj, ju lutem përgjigjuni pyetjeve si më poshtë:
Viti i krijimit i KVR në bashkinë tuaj
Numri i antarëve të KVR në bashkinë tuaj
Numri të rinj të përfshirë në KVR? Sa prej tyre janë femra dhe sa janë meshkuj? Sa prej tyre i përkasin personave me aftësi të kufizuara, edhe sipas gjinisë?
Numri i mbledhjeve të zhvilluara gjatë 2025
Numri i aktiviteteve të organizuara nga KVR përgjatë 2025
Për çfarë lloj mbështetje / iniciativa/ bashkëpunime keni nevojë për të përmirësuar funksionet e KVR në qytetin tuaj?
A keni pasur ju forma të tjera bashkëpunimit (me grupe të rinjsh, organizata rinore, etj) për zhvillimin e aktiviteteve me fokus rininë? Nëse po ku kanë konsistuar ato?
Sa organizata rinore, qendra rinore ose grupe rinore operojnë në territorin e bashkisë? Cilat janë ato?
A ofron bashkia mbështetje për organizatat rinore? (mbështetje financiare; vënie në dispozicion të ambienteve publike; mbështetje për ngritjen e kapaciteteve; forma të tjera mbështetjeje (ju lutemi specifikoni).
Ju lutemi të jepni informacion mbi aktivitetet për të rinjtë të organizuara ose mbështetura nga bashkia gjatë vitit 2025, si: (aktivitete kulturore; aktivitete sportive; nisma vullnetare; nisma të angazhimit komunitar; veprimtari mjedisore).
Në çfarë mënyrash përfshihen të rinjtë në proceset vendimmarrëse të bashkisë? (konsultime publike, forume rinore, buxhetim me pjesëmarrje, organe këshillimore, mekanizma të tjerë)
Gjatë vitit të fundit (2025), sa konsultime publike me pjesëmarrjen e të rinjve ka organizuar bashkia? Sa është pjesëmarrja e të rinjve në këto konsultime? Cilat janë disa nga mjetet apo mekanizmat që përdor bashkia në përfshirjen e të rinjve në të tilla procese?
Cilat janë sfidat kryesore që has bashkia në angazhimin e të rinjve në proceset e vendimmarrjes lokale?
A përdor bashkia platforma ose mjete digjitale për të lehtësuar pjesëmarrjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse? Cilat janë ato? Lutemi listoni mjetet e komunikimit që përdor bashkia juaj dhe link përkatëse të faqes së webit të bashkisë (website) dhe rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram.
A ofron bashkia mbështetje për sipërmarrjen rinore? (grante, trajnime, mentorim, inkubim biznesi, forma të tjera mbështetjeje)
Ju lutemi të ndani praktika të mira, histori suksesi ose iniciativa të suksesshme që lidhen me pjesëmarrjen e të rinjve dhe që mund të përfshihen në Raportin Kombëtar të Monitorimit të Pjesëmarrjes së të Rinvje.
A ka masa ose programe specifike për grupet vulnerabël të të rinjve, si: (të rinjtë me aftësi të kufizuara; të rinjtë NEET (jo në arsim, punësim ose trajnim); të rinjtë romë dhe egjiptianë; të rinjtë në zonat rurale; vajzat dhe gratë e reja; grupe të tjera vulnerabël).
Sa është numri total i përfituesve nga Skema e Ndihmës Ekonomike për vitin 2025? Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkuj?
Sa është numri e të rinjve (15-29 vjeç) përfitues nga Skema e Ndihmës Ekonomike për vitin 2025? Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkuj?
Sa është numri total i përfituesve të Pagesës së Aftësisë së Kufizuar për vitin 2025? Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkuj?
Sa është numri e të rinjve (15-29 vjeç) përfitues të Pagesës së Aftësisë së Kufizuar për vitin 2025? Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkuj?
Sa është numri total i personave të cilat janë pjesë e Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror për vitin 2025? Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkuj?
Sa është numri i të rinjve (15-29 vjeç) të cilat janë pjesë e Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror për vitin 2025? Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkuj?
25.06.2026
era sherifaj
E ploteJO
1221.06.2026Në bazë të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, organizata Animals Need Me
kërkon informacion mbi mirëqenien e kafshëve dhe menaxhimin e kafshëve endacake në
territorin e bashkisë suaj, në kuadër të realizimit të Indeksit të parë Kombëtar për Mirëqenien e
Kafshëve në Shqipëri.
1. Politika Bashkiake dhe Përgjegjësia Institucionale
1.1 A ka bashkia ndonjë vendim, rregullore apo plan zyrtar për mirëqenien e kafshëve dhe
menaxhimin e kafshëve endacake? Ju lutemi bash këngjitni dokumentet përkatëse.
1.2 Kur është përditësuar për herë të fundit ky dokument apo kjo praktikë?
1.3 Cila strukturë në bashki është aktualisht përgjegjëse për këto çështje?
2. Censusi, Infrastruktura dhe Shërbimet e Strehimit
2.1 A ka bashkia census ose vlerësim të numrit të qenve dhe maceve endacake në territorin
e saj?
2.2 A keni informacion mbi numrin e kafshëve në pronësi të qytetarëve?
2.3 A ka bashkia në pronësi ose nën menaxhim një ose më shumë strehë kafshësh? Nëse po,
ju lutemi specifikoni: nr. e strehave, adresën, vitet në funksion, numrin dhe pozicionet e
punësve, kapacitetin strehues, shërbimet (kujdes mjekësor, sterilizim, birësim), buxhetin
vjetor, bashkëpunimin me OJQ dhe aksesueshmërinë nga publiku.
3. Programet e Kontrollit të Kafshëve Endacake
3.1 A zbaton apo financon bashkia programe sterilizimi, vaksinimi apo kapjeje për kafshët
endacake?
3.2 Ju lutemi jepni të dhëna vjetore për 4 vitet e fundit (2022–2025): numrin e kafshëve të
sterilizuara, vaksinuara ose të kapura.
3.3 Programet ofrohen vetëm nga bashkia apo në bashkëpunim? Nëse bashkëpunoni, me
cilët?
4. Shërbimet Veterinare dhe Aksesueshmëria
4.1 A ka shërbim veterinar të kontraktuar apo të mbështetur nga bashkia?

2

4.2 A ofrohen shërbime emergjente për kafshët endacake?
4.3 A ka klinika të lëvizshme apo shërbime për zonat rurale? Ju lutemi rendisni shërbimet
dhe partnerët e përfshirë.
5. Edukimi dhe Ndërgjegjësimi Publik
5.1 A ka mbështetur apo organizuar bashkia fushata publike mbi mirëqenien e kafshëve,
sterilizimin, birësimin apo ndërgjegjësimin kundër mizorisë në 4 vitet e fundit (2022–2025)?
Nëse po, rendisni secilën dhe vitin.
5.2 A ka programe aktive në shkolla apo qendra komunitare?
6. Buxheti dhe Financimi
6.1 A ka bashkia linjë buxhetore të dedikuar për mirëqenien e kafshëve?
6.2 Nëse po, cilat shuma janë alokuar në 4 vitet e fundit (2022–2025)?
6.3 A ka përfituar bashkia fonde nga donorë, programe shtetërore apo OJQ? Nëse po,
rendisni burimet.
7. Mekanizmat e Ankesave dhe Raportimit
7.1 A ekziston kanal zyrtar (telefon, email, platformë dixhitale) për raportimin e problemeve
me kafshët endacake apo rasteve të keqtrajtimit?
7.2 Sa ankesa janë regjistruar në 4 vitet e fundit (2022–2025) dhe çfarë veprimesh janë
ndërmarrë?
7.3 A keni pasur raporte nga turistë ose qytetarë të huaj për probleme me kafshët endacake?
8. Stafi dhe Mbikëqyrja
8.1 A ka bashkia inspektorë, oficerë apo staf të dedikuar për monitorimin e mirëqenies së
kafshëve?
8.2 Nëse po, sa persona janë të caktuar dhe në cilën strukturë?
Ju lutemi bashkëngjitni dokumente, tabela, raporte apo vendime përkatëse. Nëse të dhënat nuk
janë të disponueshme, ju lutemi specifikoni arsyen. Gjithashtu, ju lutemi jepni emrin, numrin e
kontaktit dhe adresën e emailit të punësuesit përgjegjës për menaxhimin e kafshëve endacake.
29.06.2026

OJQ
E ploteJO
1326.06.2026Une i nenshkruari R.G lindur me 08/05/1978 , ne Shijak me adrese banimi Koxhas Nd 111 Xhafzotaj me nr dokumenti.
Kerkoj informacion per sa perket levrimit 40% e grandit te shtepise demtuar nga termeti .
Jane kryer 60 % e punimeve ,dhe te verifikuara nga organet perkatese te bashkise shijak.
Jam ne pritje te nje pergjigje nga ana e bashkise shijak .

26.06.2026

Përshëndejte,
Ju informojme se ka nisur proçedura juaj per marrjen e 40 % .
Ju lutemi ne ditet ne vijim interesohuni tek banka per te kryer veprimet e tjera.
Gjithe te mirat !
E ploteJO
1405.07.2026Në mbështetje të Ligjit nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit", kërkoj që të më vihet në dispozicion informacioni i mëposhtëm, në format elektronik:

Për të gjithë punonjësit që, në datën e kthimit të kësaj kërkese, janë të punësuar dhe paguhen nga buxheti i Bashkisë Shijak, përfshirë administratën e bashkisë, njësitë administrative dhe institucionet në varësi të saj, kërkoj:

Emrin dhe mbiemrin e çdo punonjësi.
Pozicionin/funksionin që mban.
Drejtorinë, sektorin ose njësinë organizative ku ushtron funksionin.
Llojin e marrëdhënies së punës (nëpunës civil, punonjës administrativ, kontratë me afat ose pa afat, funksionar politik, etj.).
Datën e fillimit të marrëdhënies së punës.
Aktin e emërimit ose kontratën e punës, me anonimizimin e çdo të dhëne personale që nuk lidhet me ushtrimin e funksionit publik.
Përshkrimin e vendit të punës (Job Description) për secilin pozicion.
CV-në e depozituar në momentin e aplikimit ose emërimit, me anonimizimin e të dhënave personale që nuk janë informacion publik, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Dokumentacionin që provon plotësimin e kritereve ligjore për pozicionin (arsimimi, kualifikimet profesionale dhe eksperienca), me anonimizimin e të dhënave personale kur është e nevojshme.
Organigramën aktuale të Bashkisë dhe të institucioneve në varësi.
Numrin total të punonjësve të miratuar në organikë dhe numrin aktual të punonjësve të punësuar.
Vendimin e Këshillit Bashkiak ose aktin tjetër përkatës që miraton strukturën organizative dhe numrin e punonjësve.
Tabelën e pagave sipas pozicioneve, klasave ose niveleve të pagës të miratuara për Bashkinë, pa qenë e nevojshme identifikimi i pagës neto individuale.
Në rast se ndonjë pjesë e dokumentacionit përmban të dhëna personale që kufizohen nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale, kërkoj që dokumentet të vihen në dispozicion pas anonimizimit të këtyre të dhënave, duke mos refuzuar tërësisht dhënien e informacionit.

Në rast refuzimi të plotë ose të pjesshëm, kërkoj që vendimi të jetë i arsyetuar, duke cituar dispozitat konkrete ligjore mbi të cilat mbështetet kufizimi i informacionit.

Lutem që informacioni të dërgohet në format elektronik brenda afatit të përcaktuar nga Ligji nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit
09.07.2026

anita mekshi
E ploteJO
1508.07.2026Kërkoj informacion mbi punimet aktualisht në zhvillim në shtratin dhe brigjet e lumit Erzen, në
territorin e Bashkisë Shijak, konkretisht: (1) lejet e ndërtimit/lejet mjedisore të lëshuara për këto
punime, nëse ekzistojnë; (2) natyrën dhe qëllimin e punimeve që po kryhen brenda shtratit të lumit
(ndërtime, ngushtim i shtratit, hedhje dherash/mbetjesh, prerje pemësh); (3) nëse është kryer Vlerësim i
Ndikimit në Mjedis (VNM) përpara fillimit të punimeve, siç kërkohet nga legjislacioni në fuqi për
ndërhyrjet pranë trupave ujorë; (4) subjektin/kompaninë ekzekutuese dhe autoritetin porositës të
punimeve; si dhe (5) çdo dokumentacion tjetër administrativ mbi bazueshmërinë ligjore të këtyre
ndërhyrjeve. Bashkëlidhur këtij formulari po dërgoj fotografi dokumentuese (para/pas) të gjendjes së
lumit.
13.07.2026
Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, pranë Bashkisë Shijak, ju bëjmë me dije se:
Në zonën e shtratit dhe brigjeve të lumit Erzen, në territorin administrativ të Bashkisë Shijak, janë realizuar punime nga Sektori i Shërbimeve i Bashkisë Shijak, në kuadër të përmbushjes së detyrave funksionale për mirëmbajtjen e shtratit të lumit per te cilen nuk kerkojne leje .

Këto punime janë realizuar në kuadër të masave parandaluese, me qëllim përmirësimin e rrjedhshmërisë së ujërave, pastrimin dhe mirëmbajtjen e shtratit të lumit, si dhe minimizimin e rrezikut nga përmbytjet, veçanërisht gjatë periudhave me reshje intensive dhe kushte të pafavorshme atmosferike.



Duke ju falenderuar ,

Ju urojme gjithe te mirat!
E ploteJO
1609.07.2026I nderuar z. Kryetar i Bashkisë,

Ne jemi një familje nga Ukraina që së fundmi është vendosur të jetojë në zonën Lagjia e Bodllit, Xhafzotaj. E zgjodhëm këtë zonë sepse është e qetë, e gjelbër dhe e përshtatshme për familjet. Na pëlqen shumë të jetojmë këtu dhe pikërisht për këtë arsye dëshirojmë t’ju drejtohemi me një kërkesë që është e rëndësishme jo vetëm për familjen tonë, por edhe për të gjithë banorët e zonës.

Në lagjen tonë jetojnë shumë familje me fëmijë, por nuk ka asnjë kënd lojërash, park apo hapësirë publike të rregulluar ku fëmijët të mund të luajnë, të shëtisin dhe të kalojnë kohë në ajër të pastër. Fëmijët tanë thjesht nuk kanë një vend të sigurt ku të luajnë.

Pranë lagjes sonë ndodhet një zonë e madhe me pemë dhe gjelbërim, e cila mund të shndërrohej në një park të bukur për banorët. Fatkeqësisht, sot ajo është kthyer në një vend ku hidhen mbeturina në mënyrë të paligjshme. Kamionë të mëdhenj sjellin vazhdimisht mbetje ndërtimi dhe mbeturina të tjera. Si pasojë, përhapet erë e rëndë, zona duket e braktisur, aty qarkullojnë qen endacakë dhe kullosin dhi.

Shqetësimi ynë më i madh është ndikimi në mjedis. Pranë kësaj zone kalon një rrjedhë uji dhe mbeturinat përfundojnë në të, duke ndotur natyrën. Kjo krijon kushte të papërshtatshme higjienike, dëmton mjedisin dhe ul cilësinë e jetës së banorëve.

Ju lutemi sinqerisht të merrni në konsideratë këtë problem dhe të shqyrtoni mundësinë për:

pastrimin e plotë të zonës nga mbeturinat;
ndalimin e hedhjes së paligjshme të mbetjeve;
vendosjen e koshave të mbeturinave dhe tabelave paralajmëruese;
sistemimin dhe gjelbërimin e kësaj zone;
ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijë dhe një parku të vogël për banorët;
vendosjen e stolave, ndriçimit publik dhe elementëve të tjerë të nevojshëm.
E kuptojmë se projekte të tilla kërkojnë kohë dhe financim, por besojmë se edhe hapat e parë për pastrimin dhe sistemimin e kësaj zone do të sillnin një përmirësim të madh për të gjithë komunitetin. Ky do të ishte një investim në shëndetin e fëmijëve, në mbrojtjen e mjedisit dhe në cilësinë e jetës së banorëve të Xhafzotajt.

Ju falënderojmë paraprakisht për vëmendjen dhe shpresojmë që kërkesa jonë të merret në konsideratë.
13.07.2026

E nderuar znj.A
Ju falënderojmë sinqerisht për sugjerimet e vlefshme që keni ndarë me ne në lidhje me përmirësimin e kushteve në Lagjen e Bodllit, Xhafzotaj.

Vlerësojmë angazhimin tuaj qytetar dhe faktin që, si banore e re e komunitetit tonë, keni zgjedhur të kontribuoni me ide dhe shqetësime që lidhen me cilësinë e jetës, mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e fëmijëve. Bashkia i konsideron me seriozitet të gjitha kërkesat dhe propozimet e qytetarëve, pasi ato na ndihmojnë të përcaktojmë më mirë prioritetet e punës sonë.

Ju sigurojmë se sugjerimet tuaja do të shqyrtohen nga strukturat përkatëse dhe do të vlerësohen në kuadër të projekteve dhe investimeve që Bashkia planifikon të realizojë.

Njëkohësisht, do të ishte kënaqësi t'ju ftonim në një takim pranë Bashkisë, në një ditë që do ta përcaktojmë së bashku, për t'ju njohur më nga afër me projektet e realizuara, investimet në territor dhe punët e shumta që janë kryer në shërbim të qytetarëve. Besojmë se ky takim do të jetë një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime dhe për të forcuar bashkëpunimin me komunitetin.

Ju falënderojmë edhe një herë për besimin dhe për kontributin tuaj qytetar.

Ju urojmë ju dhe familjes suaj mirëseardhje dhe gjithë të mirat .
E ploteJO
1710.08.2026Përshëndetje,

Unë, Xh.B, po ju drejtohem për të kërkuar informacion lidhur me statusin e aplikimit tim për Leje Ndërtimi.

Numri i aplikimit: AN040720260397

Për këtë pronë është miratuar Leja e Zhvillimit nr. 147, datë 03.07.2026, për objektin “Prishje objekti ekzistues 1 kat dhe ndërtim i një strukture banimi 1 kat + mur rrethues”, pasuria nr. 149/18, Zona Kadastrale nr. 3852, Njësia Administrative Xhafzotaj, Bashkia Shijak.

Ju lutem, a mund të më informoni në çfarë faze ndodhet aktualisht aplikimi për Leje Ndërtimi dhe nëse ka ndonjë dokument apo plotësim që kërkohet nga ana ime?

Aktualisht jetoj dhe punoj në Itali dhe, për shkak të angazhimeve dhe pamundësisë për të ardhur personalisht në Bashkinë Shijak, do t’ju isha mirënjohës nëse do të mund të më informonit nëpërmjet këtij emaili lidhur me ecurinë e procedurës.

Gjithashtu, nëse është e mundur, ju lutem të më njoftoni nëse procedura është në fazën përfundimtare dhe nëse ka një afat të përafërt për lëshimin e Lejes së Ndërtimit.

Ju falënderoj për bashkëpunimin dhe pres përgjigjen tuaj.
14.08.2026

Përshëndetje,
Ju bëjmë me dije se po vijojmë me shqyrtimin e praktikës suaj .
Ditë të mbarë !
E ploteJO
1818.08.2026Pershendetje!
Un jam E.K nusja e familjes se K.K
Kemi bere nje aplikim per termetin e 2019 por aplikimi yne eshte bere ne dhjetor te 2020
Kemi dorzuar ne bashkine Shijak gjith dokumentacionin , por saher kemi ardh dokumentat ton ndodhen ne Tirane kshu na eshte then gjithmon.

Tani problemi eshte qe ne duam dokumentacionin , sepse aty eshte shkruar cdo informacion mbi aplikimin dhe dua te di se deri ne cfar faze ka shkuar dokumantacioni yne

Gjith te mirat .
Me respekt
28.08.2026
kthim pergjigje esjona ,kadri kadiqi (1)
E ploteJO
19
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave 2025
NR RENDORData e KerkesesObjektiPergjigjeMenyra e perfundimitTarifa
127.12.2024 Kërkesë për info për : sa eshte nr lejeve te ndertimit te dhena nga Bashkia per vitet 2022-2024 ?09.01.2025
PERGJIGJE
E plotëJo
207.01.2025Kërkesë për info për:
1. nr e te punesuarve ne administraten e Bashkise ,
2.nr i te punesuarvene institucionet e varesise
3.lista e te pozicioneve te punes te krijuara apo ndryshuara gjate viteve.
4.info mbi proceset e rekrutimit
5.info mbi Shumen totale te fondeve te rindertimit nga viti 2020-2024 6.shuma totale e fondeve te perdorura
7.Nr e familjeve te prekura nga termeti , dhe ata qe kane perfituar nga ky process
8. Nr e familjeve te prekura nga termeti dhe skane perfituar akoma.
14.01.2025
Pergjigje
E plotëJo
323.01.2025Kërkesë për info për: menaxhimin e mbetjeve urbane ne Bashkine e Shijakut? 30.01.2025
Pergjigje
E plotëJo
402.04.2025Kerkese per info per perfitimin e baneses se znj.D.V pas prishjes nga termeti i dates 26.11.201904.04.2025
Pergjigje
E plotëJo
502.07.2025Kerkese per informacion per tenderat16.07.2025
PERGJIGJE
E plotëJo
608.07.2025Informacion per mbareshtimin e pyjeve17.07.2025
PERGJIGJE
E plotëJo
705.08.2025Kerkese per informacion mbi dosjen e aplikimit per rindertimin dhe certifikimin e zones.06.08.2025
PERGJIGJE
E plotëJo
808.09.2025Kerkese per terheqjen e dosjese te aplikuar per leje ndertimi ne emer te zhvilluesit K.A09.09.2025
PERGJIGJE
E plotëJo
918.09.2025Kerkese per te marre info mbi dosjen e aplikimt per rindertimin dhe certifikimin e prones te prishur nga termeti i Nentorit 201919.09.2025
PERGJIGJE
E plotëJo
1010.10.20251. A është ngritur dhe funksionon pranë Bashkisë Zyra për Mbrojtjen e
Konsumatorëve? Nëse po, ju lutemi bashkangjisni vendimin përkatës të Këshillit
Bashkiak. Cili është viti që është krijuar kjo strukturë?
2. Cila është struktura përkatëse e ZMK-së në institucionin tuaj? Ju lutem
bashkëngjisni organigramën ose aktin përkatës.
3. Cilat janë funksionet, detyrat dhe përgjegjësitë e ZMK-së ose nënpunësit përktaës?
Ju lutem bashkëngjisni rregulloren ose aktin përkatës.
4. Cili është formimi arsimor i nënpunësit ose stafit të kësaj strukture? A janë trajnuar
personat përgjegjës? Nëse po, çfarë trajnimesh kanë kryer? Ju lutem bashkëngjisni
dokumentacionin përkatës.
5. Cilat janë aktivitetet që ka realizuar kjo strukturë në kuadër të mbrojtjes së
konsumatorëve? Ju lutem bashkëngjisni ndonjë foto, ose link.
6. A keni trajtuar ankesa nga konsumatorët? Nëse po, cila është procedura e trajtimit
dhe ndjekjes së këtyre ankesave? A keni një formular ose rregullore të miratuar?
Nëse po, Ju lutem bashkëgjisni dokumentat respektivë.
7. A keni dijeni për detyrimin për raportim në lidhje për mbrojtjen e konsumatorëve
në kuadër të procesit të integrimit? A është caktuar personi përgjegjës? Nëse po,
Ju lutem bashkëgjisni dokumentat respektivë.
27.10.2025
kthim pergjigje Qendra e Konsumatorit
E plotëJo
1127.11.2025Unë, i nënshkruari, banues në njësinë administrative përkatëse të Bashkisë Shijak, paraqes këtë kërkesë zyrtare për marrjen e informacionit.
Kërkoj nga Bashkia Shijak dhe nga organet përgjegjëse të saj informacionin e nevojshëm lidhur me procesin e rindërtimit të banesës sime, e cila është dëmtuar nga tërmeti i datës 26/11/2019.
Kërkoj që, në bazë të legjislacionit në fuqi për të drejtën e informimit, të më jepet informacion i plotë mbi statusin e procesit të rindërtimit, pasi prej katër vitesh jemi në pritje të rikonstruksionit të banesës.
02.12.2025
Kthim pergjigje R.G
E plotëJo
1230.10.20251. A ka bashkia Shijak nje Plan Social te miratuar dhe nese po kur eshte miratuar?
2. Sa projekte ka zbatuar apo po zbaton bashkia Shijak nepermjet mekanizimit te Fondit Social per periudhen 2023-2025? Per kete periudhe percaktoni te ndare sipas viteve respektive 2023, 2024, 2025 titullin e projektit/eve, kohezgjatjen, vitin aktual ne te cilin ndodhet zbatimi i Fondit Social/projekti, vleren e perthithur te fondit per secilin projekt sipas viteve si dhe tipologjine e sherbimeve sociale qe ofrohen dhe kategorite e perfituesve.
3. Sa perqind te fondit te perfituar keni perdorur deri tani te ndare sipas viteve, 2023, 2024 dhe 2025?
4. A ka aplikuar Bashkia Shijak per te perfituar nga Fondi Social dhe a jeni shpallur fitues ne vitin 2025?
5. Sa ka qene vlera totale e miratuar nga MSHMS dhe e disbursuar per vitin 2025 dhe per cilat kategori sherbimesh jane perdorur?
6. A keni parashikuar ne buxhetin afatmesem 2026-2028 fonde per te mbajtur ne funksion sherbimet e ofruara ne territor si kontribut i bashkise, edhe pas perfundimit te financimit te Fondit Social?
7. Cilat jane kategorite e shtresave vulnerabel te identifikuara ne bashkine tuaj qe perfitojne aktualisht nga sherbimet sociale te ofruara nepermjet mekanizmit te fondit social?
02.12.2025
Pergjigje
E plotëJo
13
22.12.2025Sa është numri i ndërtimeve pa leje të konstatuara nga Inspektorati i Mbrojtjes së
Territorit, Bashkia Shijak, për periudhën 01.01.2025 -17.12.2025?
Sa masa administrative gjobë janë ndërmarrë dhe sa masa prishje objekti?
Sa nga këto masa janë ekzekutuar dhe sa janë ankimuar?
12.01.2026
Pergjigje IMT
E plotëJo