Këshilli Bashkiak i dalë nga zgjedhjet vendore të 30 Qershor 2019, ka një mandat kohor për një periudhë 4-vjeçare. Këshilli Bashkiak i Shijakut përbëhet nga 21 këshilltarë (shkarko ketu listen e perditesuar me kontaktet e keshilltareve)

   NR EMER MBIEMER PARTA POLITIKE NR.CEL Email
1 ARDIAN KOKOMANI BF 0696111117 [email protected]
2 SERME ELEZI BF 0699500448 [email protected]
3 ELSON KASTRATI BF 0692860777 [email protected]
4 MARILDA TUSHA BF 0682059559 [email protected]
5 LUMTURIJE KEÇI PS 0675537454 [email protected]
6 VJOLA ÇYRBJA PS 0693888767 [email protected]
7 SUZANA DOMI PS 0697503476  [email protected]
8 MENTOR KLLARI PS 0672046540 [email protected]
9 ALKIDA SHAHINI PS 0695898627 [email protected]
10 SONILA SINJARI PS 0684090196 [email protected]
11 MUHAMED MICA PS 0672028578 [email protected]
12 SULEJMAN TOLA PS 0693800500 [email protected]
13 ERGA SHKODRA PS 0699508404 [email protected]
14 BASHKIM HOXHA PAA 0694449541 [email protected]
15 ANI KEÇI PSD 0689041337 [email protected]
16 ESTA VORA PD 0692611380 [email protected]
17 MYRTEZA RAMILLI PD 0693677936 [email protected]
18 ARLIN BICI PDIU  0684040957 [email protected]
19 KADRI METALIU PS 0694066729 [email protected]
20 MIMOZA XHIHANI PS 0699028839 [email protected]
21 MENTOR JAMAKU PS 0699544704 [email protected]

 

Mandati i këshilltarit është i vlefshëm nga koha që këshilltarët bëjnë betimin dhe e nënshkruajnë atë, deri në konstituimin e Këshillit pasardhës. Mandati i Këshilltarit pushon para afatit 4-vjeçar në rastet që parashikon neni 49 i ligjit Nr. 139, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjes Vendore”.

Pas verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës, Këshilltarët bëjnë këtë betim para Këshillit:

“Betohem në nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën e anëtarit të këshillit bashkiak dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve. Betohem se në të gjithë veprimtarinë time do të udhëhiqem nga interesat e shtetasve të Bashkisë Durrës dhe do të punoj me ndershmëri e përkushtim për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre”.

Këshilltari që mungon me arsye në bërjen e betimit betohet në mbledhjen më të parë që merr pjesë. Këshilltari, që nuk pranon të bëjë dhe të nënshkruajë betimin, konsiderohet se jep dorëheqjen dhe atij nuk i jepet mandati.

Gjate periudhës, nga data e shpalljes së zgjedhjeve të radhës, deri në konstituimin e Këshillit të ri, Këshilli Bashkiak, ushtron funksione të kufizuara dhe merr vendime vetëm për raste të situatave emergjente.

Këshilli mblidhet në çdo rast:

a) me kërkesën e Kryetarit të Bashkisë;

b) me kërkesën me shkrim të jo më pak se 1/3 së anëtarëve të tij;

c) me kërkesën e motivuar të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij

Thirrja për mbledhjen e këshillit bëhet nga Kryetari i Këshillit.

Këshilli Bashkiak Shijak ka detyra dhe kompetenca në mbështetje të nenit 54 të ligjit Nr.139, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjes Vendore”.

Këshilltari kryen funksionin me shpërblim mujor të barabartë me 10 për qind të pagës mujore të kryetarit të bashkisë përkatëse, në mbështetje të nenit 51 të ligjit Nr. 139, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjes Vendore”, i ndryshuar.