26 Nëntori i 2019 ishte dita kur dridhjet e tokës ndryshuan jetët tona.Përballë kësaj sfide natyrore të gjithë u treguam të fortë dhe të durueshëm.Bashkë kemi përballuar çdo vështirësi, si një familje e madhe!
Lagja “Lugina” ishte një nga më të prekurat nga tërmeti. Në këtë lagje janë demoluar 18 pallate dhe po bëhet gati infrastruktura e brendshme për të nisur ndërtimi i pallateve të reja.
Në të gjithë Shijakun do të ndërtohen 30 pallate sipas standarteve europiane, më të forta e të sigurta.
567 shtëpitë e para individuale kanë filluar të ndërtohen dhe do të përfundojnë brenda vitit 2020.
27 pallate janë riparuar në fasadën e jashtme, strukturën e brendshme dhe çdo apartament është riparuar totalisht. Këto familje janë futur në shtëpitë e tyre.
1505 familje kanë përfituar dëmshpërblim nga Granti i Rinkonstruksionit sipas nivelit të dëmit DS1, DS2, DS3.
853 familje përfitojnë bonus qeraje deri në momentin kur të marrin në dorë çelësat e shtëpisë së re.
Po ndërtohen 2 gjimnaze, katër shkolla 9-vjeçare, 2 kopshte dhe çerdhja.
Me këmbëngulje, përkushtim dhe angazhim maksimal do të punojmë për të ardhmen e Shijakut.
Faleminderit për mbështetjen Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama!Faleminderit Qeverisë shqiptare!Faleminderit donatorëve!
Ju uroj shëndet në familjet tuaja në situatën e pandemisë dhe shpresojmë të gjithë për një të ardhme më të mirë e më të bukur në Shijakun tonë.
Ju jeni familja ime e madhe!
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!