Bashkia Shijak
Bashkia Shijak njofton publikimin e Planit të Mbarështimit të Pyjeve, dokument strategjik dhe teknik që përcakton masat për administrimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të fondit pyjor në territorin e bashkisë.
Ky plan është hartuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe politikat kombëtare për menaxhimin e burimeve natyrore, me qëllim garantimin e një përdorimi të kontrolluar dhe afatgjatë të pasurive pyjore, ruajtjen e biodiversitetit dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit.
Qëllimi i dokumentit
Plani synon:
- mbrojtjen e pyjeve nga shpyllëzimi, zjarret dhe dëmtimet;
- rigjenerimin dhe rritjen e sipërfaqeve pyjore;
- menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore;
- forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përfshirjen e komunitetit lokal.
Konsultim publik dhe akses në dokument
Dokumenti vihet në dispozicion të publikut për transparencë dhe informim, në kuadër të angazhimit të Bashkisë Shijak për një qeverisje të hapur dhe të përgjegjshme.
Plani mbareshtimit te pyjeve – Bashkia Shijak



