Funksionalizimi i Strukturave Vendore të Sigurisë Publike

Në zbatim të Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, Ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, mbështetur në VKM-në nr. 678, datë 30.10.2024 “Për përbërjen, rregullat më të hollësishme të organizimit dhe funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike dhe Këshillit Kombëtar për Sigurinë në Komunitet”, bazuar në vendimin përkatës të Këshillit Bashkiak Shijak “Për krijimin e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në Bashkinë Shijak dhe miratimin e Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e tij”, si dhe bazuar në VKB nr. 8, datë  03 .02.2026“Për krijimin e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në Bashkinë Shijak dhe Miratimin e Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e tij”, e cila u miratua me 11 vota pro, bëhet me dije se:

Më datë 11.12.2025 u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në Bashkinë Shijak, gjatë së cilës u bë prezantimi me përfaqësuesit anëtarë dhe u zgjodh Sekretariati Teknik i KVSP-së, ku të gjithë përfaqësuesit shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim institucional në funksion të parandalimit dhe zgjidhjes së çdo problematike që lidhet me sigurinë publike në territorin e Bashkisë Shijak.

Konstituimi dhe nisja e funksionimit të KVSP-së në Bashkinë Shijak