Sot Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sërish në qytetin tonë për të parë ecurinë e procesit të Rindërtimit.

U dorëzuan çelësat e shtëpive të reja familjeve në lagjen Kodër Koxhas. Nga 567 banesat që po ndërtohen në Shijak, vetëm në lagjen Kodër Koxhas janë ndërtuar 12 banesa individuale.

Brenda muajit dhjetor do të përfundojnë 300 banesa që kanë nisur.

Shumë familje kanë përfituar banesa më të mëdha dhe më të sigurta nga ato që i kishin më parë. Kryeministri Rama inspektoi gjithashtu punimet që vijojnë me Rikonstruksionin e pallateve.

Meremetimi i fasadës së jashtme të pallatit, forcim i strukturës së çdo kolone, ndërhyrje në çdo apartament, izolimi i taracës, depozitat janë ulur poshtë pallatit, rehabilitimi i sheshit në funksion të qytetarëve.

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!