Bashkia Shijak njofton publikimin e Planit të Barazisë Gjinore, dokument strategjik që synon promovimin e barazisë ndërmjet grave dhe burrave, parandalimin e diskriminimit gjinor dhe garantimin e mundësive të barabarta në jetën sociale, ekonomike dhe institucionale në territorin e bashkisë. Ky plan është hartuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe politikat kombëtare për barazinë gjinore, duke vendosur në qendër përfshirjen, barazinë e shanseve dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.
