Bashkia Shijak do të rifillojë së shpejti punimet për rehabilitimin e qendrës së qytetit Shijak. Më në fund është arritur edhe finalizimi i marrëveshjes mes Bashkisë së Shijakut dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Marrëveshja mban datën 9 Janar 2025 për objektin “Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike në rrugën e sheshit të qytetit”.

Kjo ndërhyrje ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të Shijakut. Kryetari i Bashkisë Shijak, Z. Elton Arbana ka falenderuar për këtë investim FSHZH duke theksuar mbështetjen që po jep Kryeministri Rama dhe Qeveria Shqiptare per projektet publike në qytet.


