Bashkia Shijak do të rifillojë së shpejti punimet për rehabilitimin e qendrës së qytetit Shijak. Më në fund është arritur edhe finalizimi i marrëveshjes mes Bashkisë së Shijakut dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Marrëveshja mban datën 9 Janar 2025 për objektin “Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike në rrugën e sheshit të qytetit”.
Për herë të parë në qytetin e Shijakut u zhvillua aktiviteti Boxing & Kickboxing & Show. Kjo do të pasohet nga shumë evente të tjera gjatë stinës së verës, për t’i dhënë mundësinë qytetarëve të Shijakut të kenë sa më shumë hapësira argëtimi përmes jetës kulturore mundësuar nga Bashkia Shijak.
Bashkia Shijak, në partneritet me Shoqatën “Ndihmoni Jetën” dhe Fondacionin Down Syndrome Albania dhe me mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian, ka filluar implementimin e Projektit “Shërbime Sociale të Integruara për Gjithëpërfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në Bashkinë Shijak”, i cili implementohet në Bashkinë Shijak.