Plani Mbareshtimit te Pyjeve ne Bashkinë Shijak – Dokumenti Strategjik

Bashkia Shijak njofton publikimin e Planit të Mbarështimit të Pyjeve, dokument strategjik dhe teknik që përcakton masat për administrimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të fondit pyjor në territorin e bashkisë. Ky plan është hartuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe politikat kombëtare për menaxhimin e burimeve natyrore, me qëllim garantimin e një përdorimi të kontrolluar dhe afatgjatë të pasurive pyjore, ruajtjen e biodiversitetit dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit.

SHPALLJA E ZONAVE ME PERPARESI ZHVILLIMIN E EKONOMISE MALORE NE BASHKINE SHIJAK

Vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM) për miratimin e Paketës së Maleve, që shtrihet edhe në territorin e Bashkisë Shijak, është publikuar për informim. Ky vendim përcakton kuadrin ligjor dhe masat mbështetëse për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe turistik të zonave përkatëse, duke synuar rritjen e investimeve, punësimit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Publikimi i këtij vendimi shërben për informimin zyrtar dhe transparent të qytetarëve dhe të gjithë subjekteve të interesuara.

Shkarko/Lexo ne PDF VKM per SHPALLJEN E ZONAVE ME PERPARESI ZHVILLIMIN E EKONOMISE MALORE NE BASHKINE SHIJAK:

vkm nr716 date 26.11.2025 per paketen e maleve

NJOFTIM PËR QYTETARËT

Këshilli Bashkiak Shijak njofton qytetarët se ditën e hënë, më datë 22.12.2025, ora 17:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, do të zhvillohet mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak për vitin 2025.
RENDI I DITËS:
1. Për dhënien e ndihmës ekonomike, në lidhje me fondin e veçantë për periudhën 01–31 dhjetor 2025.
2. Mbi hartimin e Projektit të Buxhetit Afatmesëm për vitet 2026–2028 (përfundimtar) dhe miratimin e Buxhetit Vjetor 2026 për Bashkinë Shijak.
Ftojmë të gjithë qytetarët të na ndjekin mbledhjen në transmetim të drejtpërdrejtë (live) për t’u informuar mbi vendimet dhe diskutimet që ndikojnë në komunitetin tonë.
Faleminderit për interesin dhe pjesëmarrjen tuaj!