Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në qytetin tonë për t’i dhënë çelësat e shtëpive të reja 20 familjeve.

Në Shijak çdo ditë po punohet intensivisht për ndërtimin e 567 banesave individuale që pritet të përfundojnë deri në fund të muajit dhjetor 2020. Shtëpi më të sigurta, me standarte europiane.

Durimi i çdo banori të prekur nga tërmeti, po shpërblehet.

Së bashku, me angazhimin maksimal të Kryeministrit, Bashkisë së Shijakut dhe Qeverisë shqiptare #Rindërtimi i shtëpive të reja po bëhet një realitet i prekshëm për të gjithë.

PREMTIME TË MBAJTURA nga KRYEMINISTRI për Shijakun tonë!

 Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

#TiNukDoJeshKurrëVetëm

#PremtimiMbajtur

#BashkiaShijak