NJOFTIM PËR QYTETARËT

Këshilli Bashkiak Shijak njofton qytetarët se ditën e hënë, më datë 22.12.2025, ora 17:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, do të zhvillohet mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak për vitin 2025.
RENDI I DITËS:
1. Për dhënien e ndihmës ekonomike, në lidhje me fondin e veçantë për periudhën 01–31 dhjetor 2025.
2. Mbi hartimin e Projektit të Buxhetit Afatmesëm për vitet 2026–2028 (përfundimtar) dhe miratimin e Buxhetit Vjetor 2026 për Bashkinë Shijak.
Ftojmë të gjithë qytetarët të na ndjekin mbledhjen në transmetim të drejtpërdrejtë (live) për t’u informuar mbi vendimet dhe diskutimet që ndikojnë në komunitetin tonë.
Faleminderit për interesin dhe pjesëmarrjen tuaj!

Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Shijak më date 18.11.2022 , ora 17:00,

I/E nderuar këshilltar/e!

Në mbështetje të ligjit 139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, Neni 17, 53 i tij, Ju njoftoj se ditën e premte më date 18.11.2022 ,ora 17:00, në sallën e Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e rradhës së Këshillit Bashkiak,e thirrur nga Kryetari i Këshillit, me këtë rend dite:

I.Të tjera

II.Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
1.”Per dhenie mandati Znj.Olisa Lekli “.
KRYETARI I KESHILLIT:TAULAND XHERAJ

2.”Për dhënien e ndihmës ekonomike në lidhje me fondin e vecantë për periudhën 1-31 tetor 2022 “.
PERGJ.SEK.NDIHMES EKONOMIKE:ATALANTA BALLIU

3.”Për dhënien e ndihmës ekonomike në lidhje me fondin e vecantë për periudhën 1-30 nentor 2022 “.
PERGJ.SEK.NDIHMES EKONOMIKE:ATALANTA BALLIU

4.”Per miratimin e tjetersimit dhe kembimit te prones,ish Pallat Kulture,dale jashte funksionit nga termeti i 26 nentorit 2019,prone e perfituar me VKM nr.839 date 22.07.2009 “Per miratimin e listes perfundimtare te pronave te paluajteshme publike shteterore qe transferohen ne pronesi te Bashkise Shijak me pronen nr 15/14 zk 3369 ne emer te Komunitetit Mysliman te Shqiperise.”
JURISTE:TEUTA PLAKU

5.”Mbi dhenien ne hua perdorim te stadiumit Tofik Jashari”.
JURISTE:TEUTA PLAKU

6.”Per miratimin e listes se familjeve te prekura nga termeti i dates 26.11.2019 te cilat do te perfitojne nga subvencionimi I qirase.”
JURISTE:AMBRA BEQIRI

III.Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit shtator (derguar me email nga sekretariati.Jane konfirmuar 6 vendime, nuk eshte konfirmuar 1 vendim)
IV.Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak. (derguar me email ne adresat e emailit te keshilltareve)

KRYETAR

Tauland Xheraj