Rregullorja “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për mënyrën e zhvillimit të procesit të shorteut publik për ndarjen e njësive të banimit në objektet e reja në bashkinë Shijak, në kuadër të rindërtimit”, detajon proceduren për procesin e ndarjes se njësive të banimit në objektet e reja në bashkinë Shijak,
Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave të hollësishme për mënyrën e zhvillimit të procesit të shorteut publik për ndarjen e njësive të banimit në objektet e reja në bashkinë Shijak, në kuadër të rindërtimit .
Regullorja bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Ligjin nr. 139/2015, “ Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, Aktin normativ nr. 9, datë 16.12.2019 “Per përballimin e pasojave të fatkeqesisë natyrore”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 750, datë 27.11.2019, të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.904, datë 24.12.2019 “Për përcaktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit”, i ndryshuar.
HAP VENDIMIN MIRATUES TE KESHILLIT BASHKIAK



