Bashkia Shijak, në partneritet me Shoqatën “Ndihmoni Jetën” dhe Fondacionin Down Syndrome Albania dhe me mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian, ka filluar implementimin e Projektit “Shërbime Sociale të Integruara për Gjithëpërfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në Bashkinë Shijak”, i cili implementohet në Bashkinë Shijak.
