Komisioni i Ekonomisë dhe Buxhetit ka filluar mbledhjen e rekomandimeve për prioritetet e komunitetit për projekt buxhetin afatmesëm 2022 – 2024. Komisioni do të informojë komunitetin mbi të dhënat e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të bashkisë për vitin 2020 dhe tavanet buxhetore përgatitore për secilin program / shërbim të ofruar nga bashkia.
Sondazhi online për mbledhjen e rekomandimeve të komunitetit për projekt buxhetin afatmesëm 2022 – 2024 eshte propozuar nga Komisioni i Ekonomisë dhe Buxhetit ne Keshillin Bashkiak Shijak. Ai synon te zgjeroje praktiken e Bashkise Shijak per te zgjeruar rrethin e konsultimeve per vendimarrjet e rendesishme buxhetore.
Te ardhurat Lokale për Bashkinë Shijak në vitin 2020 jane realizuar ne masen 70 % dhe ne vleren 156.174 mije leke , me nje diferenece ne minus 67,024 mije leke . Ne krahasim me vitin e kaluar ne total te ardhurat jane realizuar 5 % me pak dhe ne vlere ato jane 8,697 mije leke me pak se viti 2019.(164,871-156,174).