Sot në orën 12.00 në lagjen “Lugina”, nis procesi i demolimit të banesave kolektive nga IKMT.

 Ky është një premtim i Qeverisë dhe i Kryeministrit Rama për ta shndërruar Shijakun tonë në një qytet model pas Rindërtimit nga dëmtimet që solli tërmeti i 26 Nëntorit.

 Shijaku që duam shumë shpejt do të jetë një nga zonat me atraktive të Shqipërisë së Mesme.
 Prioritet do t’i japim veçanërisht sektorit të agroturizmit. 
Shijaku me 14 fshatrat e tij, ku çdo fshat ka liqen, do të kthehet në destinacion turistik për turistë vendas dhe të huaj.