Publikimi i Planit të Barazisë Gjinore

Bashkia Shijak

Bashkia Shijak njofton publikimin e Planit të Barazisë Gjinore, dokument strategjik që synon promovimin e barazisë ndërmjet grave dhe burrave, parandalimin e diskriminimit gjinor dhe garantimin e mundësive të barabarta në jetën sociale, ekonomike dhe institucionale në territorin e bashkisë.

Ky plan është hartuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe politikat kombëtare për barazinë gjinore, duke vendosur në qendër përfshirjen, barazinë e shanseve dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.

Qëllimi i dokumentit

Plani synon:

  • integrimin e perspektivës gjinore në politikat dhe programet vendore;
  • forcimin e rolit dhe pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në vendimmarrje;
  • promovimin e barazisë në punësim, arsim dhe shërbime publike;
  • parandalimin dhe adresimin e diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore;
  • rritjen e ndërgjegjësimit institucional dhe komunitar për barazinë gjinore.

Konsultim publik dhe akses në dokument

Dokumenti vihet në dispozicion të publikut për transparencë dhe informim, në kuadër të angazhimit të Bashkisë Shijak për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.

📄 Plani i Barazisë Gjinore – Bashkia Shijak

Plani Mbareshtimit te Pyjeve

Bashkia Shijak

Bashkia Shijak njofton publikimin e Planit të Mbarështimit të Pyjeve, dokument strategjik dhe teknik që përcakton masat për administrimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të fondit pyjor në territorin e bashkisë.

Ky plan është hartuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe politikat kombëtare për menaxhimin e burimeve natyrore, me qëllim garantimin e një përdorimi të kontrolluar dhe afatgjatë të pasurive pyjore, ruajtjen e biodiversitetit dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit.

Qëllimi i dokumentit

Plani synon:

  • mbrojtjen e pyjeve nga shpyllëzimi, zjarret dhe dëmtimet;
  • rigjenerimin dhe rritjen e sipërfaqeve pyjore;
  • menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore;
  • forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përfshirjen e komunitetit lokal.

Konsultim publik dhe akses në dokument

Dokumenti vihet në dispozicion të publikut për transparencë dhe informim, në kuadër të angazhimit të Bashkisë Shijak për një qeverisje të hapur dhe të përgjegjshme.

Plani mbareshtimit te pyjeve – Bashkia Shijak

 

 

SHPALLJA E ZONAVE ME PERPARESI ZHVILLIMIN E EKONOMISE MALORE NE BASHKINE SHIJAK

Vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM) për miratimin e Paketës së Maleve, që shtrihet edhe në territorin e Bashkisë Shijak, është publikuar për informim. Ky vendim përcakton kuadrin ligjor dhe masat mbështetëse për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe turistik të zonave përkatëse, duke synuar rritjen e investimeve, punësimit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Publikimi i këtij vendimi shërben për informimin zyrtar dhe transparent të qytetarëve dhe të gjithë subjekteve të interesuara.

vkm nr716 date 26.11.2025 per paketen e maleve

 

NJOFTIM PËR QYTETARËT

Këshilli Bashkiak Shijak njofton qytetarët se ditën e hënë, më datë 22.12.2025, ora 17:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, do të zhvillohet mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak për vitin 2025.
RENDI I DITËS:
1. Për dhënien e ndihmës ekonomike, në lidhje me fondin e veçantë për periudhën 01–31 dhjetor 2025.
2. Mbi hartimin e Projektit të Buxhetit Afatmesëm për vitet 2026–2028 (përfundimtar) dhe miratimin e Buxhetit Vjetor 2026 për Bashkinë Shijak.
Ftojmë të gjithë qytetarët të na ndjekin mbledhjen në transmetim të drejtpërdrejtë (live) për t’u informuar mbi vendimet dhe diskutimet që ndikojnë në komunitetin tonë.
Faleminderit për interesin dhe pjesëmarrjen tuaj!