Drafti i Planit Vendor i Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar për Bashkinë Shijak

Arsimi është themeli mbi të cilin ndërtohet zhvillimi i qëndrueshëm i një qyteti dhe i një shoqërie demokratike.
Ai përfaqëson mjetin më të fuqishëm për të formësuar të ardhmen, duke ofruar mundësi të barabarta për të gjithë dhe duke fuqizuar çdo individ nëpërmjet njohjes, mbështetjes dhe përfshirjes aktive në komunitet.Në këtë kuadër, Bashkia Shijak ka hartuar Planin Vendor për Arsimin Parauniversitar për periudhën 2026–2028, si një instrument strategjik për orientimin dhe zhvillimin e sistemit arsimor në territorin e saj. Ky dokument është rezultat i një analize të thelluar të realitetit arsimor, i përqendruar në ndërtimin e një vizioni të qartë dhe afatgjatë për të ardhmen.

Plani ndërtohet mbi parimin e përfshirjes së plotë, me fëmijën në qendër dhe një rrjet mbështetës që përfshin shkollën, familjen, komunitetin dhe institucionet publike.