Cilat janë shtresat në nevojë të mbështetura?
Si identifikohen ato?
Hapat në të ardhmen
Cilat janë shtresat në nevojë të mbështetura?
Si identifikohen ato?
Hapat në të ardhmen
Stafi i Bashkisë Shijak dhe vullnetarë të përfshirë në aksionin humanitar vazhduan dhe sot me shpërndarjen e ndihmave për pensionistët e vetmuar dhe invalidët.
Ky slogan i drejtohet të gjitha grave që janë pjesë e dhunës në familje.
Gjatë këtyre ditëve të izolimit në shtëpi ato duhet të ndihen të sigurta….

Sipas këtij raporti, Bashkia e Shijakut ka bashkëpunuar me institucionet qendrore për çdo nevojë të verifikuar në terren gjatë situatës së pandemisë.
Policia bashkiake ka ndihmuar në zbatimin e rregullave të sigurisë, ku së bashku me stafin e Bashkisë dhe vullnetarë të përfshirë në aksionin humanitar, ia kanë dalë mbanë të jenë aty ku njerëzit kanë nevojë.
Raporti i “Bashki të forta” (Kliko këtu)
Kordinatorja rajonale nga “Bashki të forta”, znj. Eneida Marku ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Bashkinë Shijak.
“Bashki të forta” ka asistuar në bashkëveprimin mes anëtarëve të këshillit bashkiak duke sugjeruar përdorimin e vazhdueshëm të mjeteve elektronike. Këshilltarët kanë mbikqyrur grupet që kujdesen për pensionistët e vetmuar dhe invalidët.
Kjo është një sfidë e jona e përditshme. Po përpiqemi t’i gjendemi pranë çdo pensionisti të vetmuar dhe invalidi, pas verifikimit të këtyre rasteve, po trokasim derë më derë sipas nevojave që kanë këta njerëz.
#SëBashkuDoJaDalim